Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë paralajmëruar se do të jenë më aktive në Arktik për të ndaluar ndikimin në rritje të Rusisë dhe përpjekjet e Kinës për të zotëruar burimet natyrore. Arktiku është vend i largët, tepër i ftohtë dhe jo miqësor për eksplorime tregtare dhe ushtarake.
Por me ngrohjen globale dhe shkrirjen e akujve, gjërat po ndryshojnë. Fuqitë botërore po përpiqen të zotërojnë naftën, gazin dhe burimet e tjera minerale. Gjatë një vizite në Danimarkë, Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo zbuloi një marrëveshje për peshkimin dhe angazhimin tregtar me Ishujt Faroe, një territor danez në Atlantikun e Veriut.
SHBA-të, muajin e kaluar, rihapën konsullatën e tyre në Greenland, e cila ishte mbyllur që nga viti 1953. Ndërkohë, ministri i jashtëm i Ishujve Faroe, Jenis av Rana është shprehur i shqetësuar pasi Arktiku mund të shndërrohet në një arenë lufte për fuqitë e mëdha./lexo/
Podujevë, gruaja goditet me veturë nga ish-bashkëshorti
Vetëvendosje mbledh Këshillin e Përgjithshëm
Rama uron Ditën e Europës: Shqipëria më afër se kurrë familj...
Mot me vranësira të dendura sot në Shqipëri
Messi nuk e ka harruar Neymarin, do ta shoh në Kupën e Botës
Sot shënohet Dita e Evropës – 75 vjet nga Deklarata e Shuman...