Pas një kërkese për miqësi vjen kërkesa për mesazh. Kjo është e reja që Facebook do të vendosë shumë shpejt në çatin e Messenger, me qëllimin që të rrisë përdorimin dhe popullarizimin e këtij aplikacioni, duke e çuar në nivelin e WhatsApp.
Shumë shpejt mund t’i dërgosh mesazh edhe një personi që nuk e kemi mes miqsh, duke e vizualizuar si “Kërkesë mesazhi”. Harrojini pra numrat e telefonit.
“Sot e vetmja gjë për të cilën keni nevojë të flisni në botë është emri i tij”, shkruan David Marcus, përgjegjësi i Messenger.
E në fakt edhe më herët mund t’i shkruaje në Messenger një personi që nuk e ke mik, por teksti kategorizohej tek kategoria “Mesazhet e tjera”, i aksesueshëm vetëm në kompjuter. Ndërsa me këtë të re, këto mesazhe do të shfaqen dukshëm, transmeton Top Channel.
SHBA-të hartojnë një plan me 15 pika për t’i dhënë fun...
Këto gjëra që i bëjmë në fundjavë mund të ndikojnë negativis...
Analistët: Konflikti në Lindjen e Mesme ndikon në ekonominë ...
Trump miraton vendosjen e më shumë se 1,000 ushtarëve shtesë...
Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës
Kurti kujton rezistencën heroike në Gllogjan