Portieri i Leicester Cityt, Kasper Schmeichel, e doli në mbrojtje homologut të tij në Manchester United, David de Geas, i cili është kritikuar gjatë këtij sezoni dhe veçanërisht në xhirot e fundit.
Pozita e David de Geas si portier i parë në skuadrën e Manchester Unitedit është vënë sërish në pikëpyetje pas disa paraqitjeve të tij të dobëta në ndeshjet e sezonit 2019/20.
Shumë tifozë dhe analistë kanë bërë thirrje që Manchester Unitedi ta kthejë portierin e huazuar në Sheffield United, Dean Henderson, veçanërisht pas gabimeve të De Geas në disfatën e gjysmëfinales së FA Cup kundër Chelseat.
E para ndeshjes mes Leicester Cityt dhe Manchester Unitedit, që do të jetë vendimtare për garën për kualifikim në sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve, Schmeichel e ka mbrojtur De Gean.
“Mund të jetë e vështirë dhe ju duhet ta mbani mend, po e them këtë pa pasur qëllim të keq ndaj gazetarëve ose analistëve, por ju nuk keni qenë asnjëherë portier”, ka thënë Schmeichel.
“Ju i klasifikoni gjërat si gabime dhe nganjëherë ato janë gabime, por rrëfimi mund të ndërtohet rreth një portieri sepse puna e analistëve dhe gazetarëve është kjo. Ju jepni mendime për gjëra të caktuara në punën e portierit, që nganjëherë mund ta dëmtojë atë portier”.
“Kjo është e rrezikshme sepse papritmas fillon të ndërtohet një momentum dhe për dikë si Davidin, më vjen me të vërtetë keq për të sepse ai ka qenë i jashtëzakonshëm për aq shumë vite dhe çdo portier e kalon një periudhë të formës së dobët”. /Gazeta Express/
NATO rrëzon një dron mbi Estoni, dyshohet se i përket Ukrain...
Kritikat e Kurtit për Blerim Isufajn, reagon PSRK: S’komento...
KQZ miraton adresat e kutive postare për votim në 22 shtete
Musliu për xhandarmërinë: Policia ka nevojë për uniforma e k...
Andin Hoti: Kosova po ndërton platformën digjitale ‘eP...
Guardiola drejt largimit nga Manchester City, lojtarët mbete...