Kryetari i Partisë Fjala, Gëzim Kelmendi, tha në emisionin Pressing në T7 se paratë për ndërtimin e Xhamisë së Madhe në Prishtinë vijnë nga donatorë të besimit islam kryesisht nga Turqia, dhe jo nga shteti turk.
“Paratë vijnë nga donatorë myslimanë, jo nga shteti i Turqisë”, thotë ai, derisa e ka shpjeguar mënyrën se si janë mbledhur paratë.
Tutje ai ka thënë se donatorët duhet të mirëpriten në vendin tonë, derisa e kritikon shtetin për qasjen ndaj donatorëve të huaj.
“Ku me marrë të kemi donatorë të tillë në cdo aspekt. Jo vetëm në xhamia. Në autostrada, shkolla, institucione, spitale etjj…“, thtoë ai.
“Politikat e shtetit tonë kanë qenë të gabuara. Donatorët e jashtëm janë larguar shpesh nga vendi”, thotë Kelmendi./Express/
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...