Joao Mario i ka dhënë fund aventurës në Rusi.
Anëtari i Inter, Joao Mario, i cili luajti si i huazuar te Lokomotiva e Moskës, i ka dhënë fund aventurës së tij në Rusi.
Portugezi do të kthehet në Itali pasi ka falënderuar skuadrën e Lokomotivës, duke thënë se e bënë të ndihet si në shtëpi.
“Do të doja të falënderoja të gjithë te Lokomotiva, nga presidenti deri te trajnerët, kolegët dhe tifozët, të cilët më bënë të ndihem si në shtëpi”, ka shkruar Mario, transmeton lajmi.net.
“Ka qenë kënaqësi të vishja fanellën tuaj dhe të luftoja për ngjyrat tuaja. Po largohem me ndjenjë pozitive. Gjithë të mirat”, ka shtuar portugezi.
Joao Mario luajti 18 ndeshje në Premierligën ruse këtë sezon, duke kontribuuar në një gol dhe pesë asistime.
Kontrata e Mario me Inter skadon në qershor të vitit 2022.
Policia nis hetimet për rastin në Trepçë ku u bllokuan 48 mi...
Kurti: Shtesat për fëmijë në mandatin tjetër do të rriten de...
Hysni Mehani lirohet nga spitali pas sulmit në Skenderaj
Bayerni do t’u thotë lamtumirë tre lojtarëve para ndes...
Sulm në një postë në Pakistan, vriten 8 persona dhe plagosen...
Shqipëria i bashkohet qendrës së ekselencës së NATO-s për mb...