Marc Marquez ishte piloti më i përmendur gjatë kësaj jave në Moto GP.
Kampioni në fuqi pësoi një aksident në pistën e Jerezit në garën e parë të këtij sezoni, duke pësuar frakturë në shpatull.
Piloti spanjoll i Honda megjithatë po ndjek mundësinë që të garojë përsëri këtë vikend dhe Alberto Puig, drejtor sportiv i Honda, thotë se piloti do të bëjë testet të shtunën, për të parë nëse mund të garojë në distancën që ka pista.
“Varet se çfarë ndodh të shtunën dhe nëse ne kuptojmë se ai është i gatshëm të kompletojë distancën (gjatësinë) e garës ose jo, por nëse është me rrezik, Marc gjithashtu e kupton se ideja jonë është të tërhiqemi”, ka thënë Puig, transmeton lajmi.net.
“Nervi i dëmtuar, siç raportojnë mjekët, është mirë, edhe pse qëndrimi i Honda ishte të anulojmë garën dhe të provojmë në Brno, por pasi kemi parë, me dëshirën e Marc, pas fjalëve të doktorëve, të cilët i dhanë dritën e gjelbër, jemi në një situatë ku do të provojmë të shtunën, pastaj të vendosim nëse shkojmë në garë ose jo”, shtoi mes tjerash drejtori i Honda.
Marc Marquez pësoi një aksident në fundin e garës së Grand Prix të Spanjës, garë ku fitonte Fabio Quartararo.
SHBA–Iran, rifillojnë bisedimet bërthamore në Gjenevë
16 mijë qytetarë nënshkruajnë peticion për ish-krerët e UÇK-...
Kurti kujton Adem Demaçin dhe Astrit Deharin në përvjetorin ...
Begaj nis vizitën zyrtare në Maqedoninë e Veriut
Myftiu Tërnava e falënderon Turqinë për ndihmat ndaj populli...
PSD ironizon, i dërgon “kartelën” e Vetëvendosjes Hamzës dhe...