Katër punëtorë të Kuvendit të Kosovës kanë rezultuar pozitiv me koronavirus derisa deri më tani 46 zyrtarë të këtij institucioni kanë kryer testimet, kanë bërë të ditur nga sekretariati i Kuvendit.
Në përgjigjen e Kuvendit konfirmohet se janë deri më tani katër persona të infektuar.
Të njejtët bëjnë me dije se me datë 30 qershor janë testuar 26 zyrtarë të administratës, derisa, me 2 korrik janë testuar edhe 20 zyrtarë tjerë.
“Më 30. 06. 2020 teste për COVID 19 kanë kryer 26 zyrtarë zyrtarë të administratës së Kuvendit, ndërsa më 02. 07. 2020, 20 zyrtarë të tjerë”, thuhet në përgjigje.
Në kuvend nuk japin detaje se sa prej deputetëve nga secili grup parlamentar janë konfirmuar deri më tani, duke thënë se për këtë temë flasin vetëm partitë politike.
Të njejtët kanë folur edhe për mundësinë e mbajtjes së seancave online.
“Kryesia e Kuvendit duhet të rekomandoië mundësinë e mbajtjes së seancave online, pasi të inicohet ndryshim-plotësimi i Rregullores së Kuvendit”, kanë bërë të ditur.
Përvec në Kuvend të Kosovës raste pozitive me koronavirus janë konfirmuar edhe nëpër insttiucionet tjera të vendit./GazetaExpress/
Gjermania arreston një person nën dyshimin se po planifikont...
Për çfarë flet filmi “Sinners” që mori më së shu...
Gimbo bëhet pjesë e BBVA, tregon se çka i tha Gjesti për loj...
Qumështi qëndron i freskët deri në 3 ditë më gjatë nëse ruhe...
Bëjeni këtë deri në fund të janarit dhe në pranverë do të ke...
A mund ta kontrollojë mendja imunitetin? Studiuesit zbulojnë...