Mbrojtësi i Atletico Madrid-it, Santiago Arias e ka mirëpritur transferimin e mesfushorit ofansiv James Rodriguez.
Kolumbiani nuk është i lumtur te “Galaktikët” dhe gjatë verës pritet të largohet, kurse një ndër klubet e interesuar është rivali lokal, Atletico, transmeton portali arbresh.info.
Arias ka thënë se James do jetë i mirëpritur në “Wanda Metripolitano” sepse ka kualitet të mirë.

“James te Atletico? Ka shumë bisedime. Është një ndër reprezantuesit e Kombëtares. Ndër ata që kanë arritur shumë. Kam admirim si kolumbian. Ia del mirë, ka kualitete”.
“Ne nuk do flasim për Atletico-n. Nëse vjen do jetë i mirëpritur sigurisht. Do presim dhe të shohim çfarë do ndodh”, deklaroi ai.
James kërkohet edhe nga Manchester United, Benfica, Inter dhe Milan, kurse kartoni i vlen rreth 25 milionë euro./arbresh.info.
Ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut bëhet me pasaportë shqiptare
Nis seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës
Vendimi i Komerciales, Oda Ekonomike thirrje që të mos polit...
MPB: Sistemi i hyrje-daljeve të BE-së me zbatim të plotë në ...
Kuvendi njofton për seancë të jashtëzakonshme nga ora 17:00
Arlinda Muqa zgjedhet anëtare joprokurore e Këshillit Prokur...