Ndryshimi i temperaturave ka rrit numrin e pacientëve të prekur nga grip sezonal. Të moshuarit dhe pacientët me sëmundje kronike këshillohen të vaksinohen me vaksinën kundër gripit sezonal.
Fillimi i rënies se temperaturave ka bërë që menjëherë të shtojë numrin e pacientëve që po kërkojnë ndihmë në qendrat mjekësore.
Drita Peqani mjeke në qendrën kryesore të Mjekësisë familjare në Prishtinë, tregon se për numrin në rritje të pacientëve.
“Numri i pacienteve të cilët kërkojnë ndihmë me skuqje të fytit,me djegësi të fytit,kollitje .ethe temperature,ethe,temperature për shkak të ndryshimit të temperaturave vetëm se ka fillua që numri i këtyre pacienteve ka filluar të rritet”.
Njëra nga pacientet e cila kërkonte ndihmë mjekësorë në qendrën kryesore të mjekësisë familjare në Prishtinë, shpjegon se gjendjen e saj shëndetësore.
“Se di pse …por fyti po kam dhimbje fyti. Ndoshta kam pirë uji shumë, apo janë djersitur Mjekja: Ti shkrova disa tableta për fyt edhe një prej e qetë edhe ndonjë paracetamoll nesh ke ethe e temperaturë”.
Rastet me te prekura janë të moshave të reja, thotë Peqani.
“Studentët, për arsye ndoshta për shkak të frekuentimit nëpër vende pak më publike, fakultete apo diskoteka. Kështu që edhe virusi si virus më shpejtë përhapet se sa nëpër shtëpi apo ne vendet që nuk janë të frekuentuar”.
Peqani, këshillon të moshuarit dhe pacientët me sëmundje kronike të marrinë vaksinën kundër gripit sezonal.
Përshkallëzimi i protestave në Iran, një shtetas kanadez i v...
Krerët e shtetit bashkë me William Walker vizitojnë Hazbi Ka...
Vjedhen laptop, Ipad e mjete pune në institucione arsimore –...
Hoti: Nëse lidershipi i LDK-së nuk merr përgjegjësinë që i t...
Gjilan: Arrestohet zyrtari i bibliotekës, mori rroga mbi 19 ...
Ambasada amerikane përkujton viktimat e masakrës së Reçakut