Një person ka pësuar lëndime të rënda trupore pas goditjes nga një veturë në rrugën magjistrale Prishtinë-Gjilan.
Sipas lexuesve të portalit arbresh.info, të cilët kanë dërguar fotografi nga vendi i ngjarjes, personi ka qëndruar në rrugë rreth 1 orë, deri sa ka ardhur ndihma e shpejt.
Ndërkohë, arbresh.info ka kontaktuar Policinë e Kosovës, për të mësuar më shumë rreth këtij rasti. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 16:51 dhe bëhet fjalë për një aksident ku vetura ka goditur një këmbësor.
Sipas Krasniqit, i lënduari është dërguar në emergjencë.
“Sot, më 22.07.2020, në ora 16:51, policia është njoftuar për një aksident trafiku në magjistralen Prishtinë-Gjilan (te Gorenja). Njësia policore ka dal në vend-ngjarje, bëhet fjalë për një aksident ku një veturë ka goditur një këmbësor. Këmbësori i lënduar nga aksidenti, me auto-ambulancë është dërguar në emergjencë”, ka thënë Krasniqi./arbresh.info/



Gjykata i jep të drejtë ushtarakes së FSK-së, Ministria e Mb...
Tragjedia e familjes shqiptare në Itali, ambulanca u vonua p...
Goditi një këmbësor në Fushë Kosovë, arrestohet e dyshuara
Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes, Policia e Ferizajt shqi...
Arrestohet djali i cili dyshohet se tentoi të vras babain me...
Milano 2026, një olimpiadë që bën thirrje për paqe në një bo...