Rezultatet e testit të tretë për praninë e koronavirusit të ri (COVID-19) tek presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro rezultuan sërish pozitive me COVID-19, transmeton Anadolu Agency (AA).
Burimet lokale pohojnë se testimi i djeshëm tregon se Bolsonaro, përkundër përmirësimit të gjendjes shëndetësore, ende është pozitiv me COVID-19
Më tej vazhdon se edhe testi i dytë që u krye javën e kaluar, kur presidentin e kapi “monotonia” në karantinë, po ashtu ishte pozitiv.
Presidenti brazilian Bolsonaro më 7 korrik bëri të ditur se ishte pozitiv me koronavirus, pas së cilës deklaroi se për shkak të simptomave të buta kurohet me hidroksilorikinë.
Bolsonaro është i njohur për injorimin e pandemisë së COVID-19. Në fillim të pandemisë COVID-19, ai e karakterizoi atë si “grip të zakonshëm” dhe kundërshtoi me forcë vendimet e guvernatorëve të Rio de Janeiros dhe Sao Paulos, të cilët shpallën gjendje të jashtëzakonshme në mes të marsit për shkak të përhapjes së koronavirusit.
Presidenti i karakterizoi ndalimin e shëtitjeve në plazhe në ato rajone si diktaturë.
Për dallim nga pjesa tjetër e botës ku njerëzit nga ballkonet dhe dritaret duartrokasin mjekët që luftojnë koronavirusin, miliona njerëz në Brazil kanë përplasur enë dhe tigane nga dritaret dhe ballkonet për të protestuar ndaj qëndrimit indolent të presidentit të tyre mbi pandeminë e COVID-19.
Në Brazil, 81.487 humbën jetën nga COVID-19 ndërsa numri i të infektuarve ka arritur në 2.159.654.
Të gjitha partitë dorëzojnë listat në KQZ: 1 mijë e 181 kand...
Ardhja e zarfit të kuq ka shqetësuar dukshëm banorët e shtëp...
UEFA realizon dokumentar për suksesin historik të Dritës në ...
Moti sot në Shqipëri
Meloni bisedë telefonike me Zelenskyn: Italia, mbështetje em...
Sot fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”