Legjenda e Liverpool-it, Steven Gerrard ka zbuluar se sulmuesi Luis Suarez, nuk ka treguar respekt për asnjë në skuadër, duke përfshirë edhe Jamie Carragher.
Uruguaiani iu bashkua “Reds” deri në vitin 2011, në kohën kur Gerrard dhe Carragher ishin kapiten dhe zëvendës-kapiten në skuadër, transmeton portali arbresh.info.
Anglezi ka thënë se ishte impresionuar që nga stërvitja e parë me Suarez, ngase ky nuk kishte respekt as në stërvitje.

“Shumë sulmues respektonin lojtarët si Jamie Carragher ose ndonjë emër tjetër në skuadër, por Suarez nuk kishte respekt për asnjë në skuadër, në mënyrën e mirë”.
“Ai i mbështeste bashkëlojtarët, mendoj se kjo nuk është normale të shohësh në stërvitje”.
“Normalisht sheh shumë respekt, por Suarez vraponte vetëm. E dija që do ishte një ndër lojtarët më të mirë për Liverpool-in”, deklaroi ai.
Suarez fitoi lojtari më i mirë i vitit në sezonin 2013/14 në Premierë Ligë./arbresh.info.
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tir...
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për ma...
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...