Qeveria e Kosovës ka votuar pro themelimit të Komitetit ndërministror për përzgjedhjen e projektit për kompleksin Adem Jashari, raporton Gazeta Express.
Propozimi u bë nga zëvendëskryeministri Driton Selmanaj, derisa, ai para ministrave tregoi edhe për përbërjen e grupit.
“Shqyrtimi i propozim vendimit, për përzgjedhjen e projektit për kompleksin memorial Adem Jashari në Prekaz. Zyra e kryeministrit për kompleksin memorial propozon që të themelohet Komiteti Ndërministror për përzgjedhjen e projektit në këtë përbërje: Kryesues: Besnik Tahiri, anëtar, ministrja e Kulturës ose zv.ministri, Ministri i Tregtisë, Infrastrukturës, përfaqësues nga familja Jashari, drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e komplekseve memoriale, drejtori i muzeut, drejtori i institutit të historisë, drejtori i institutit albanologjik, Bekim Jashari kryetar i Skenderajt, përfaqësues nga shoqata e arkitektëve dhe nga organizata e veteranëve”, ka thënë ai.
Zv.kryeministri i parë, Besnik Tahiri ka kërkuar që në grup të jenë anëtarë vetëm ministrat, derisa, ka kërkuar që nesër në ora 14:00 të bëhet konstituimi i grupit./arbresh.info/
E ftuan në 20-vjetorin e pavarësisë së Mali të Zi, reagon as...
Rama: Estonia udhërrëfyes për Shqipërinë në transformimin di...
Abdixhiku dhe Osmani shprehin ngushëllime për ndarjen nga je...
Nuk u përfshi në listën për deputetë/ Driton Hyseni i VV-së ...
Vdes Alush Gashi
Arrestohen tre të dyshuar për vjedhje në fshatin Mazgit të O...