Ministri i Drejtësisë ka paraqitur para qeverisë propozim vendimin për themelimin e Grupit Punues për hartimin e modaliteteve dhe skenarëve për çështjet e Reformës në Sistemin e Drejtësisë me qëllim të adresimit të llogaridhënies duke mos e përjashtuar edhe Vettingun.
Por, ai në këtë mbledhë nuk ka paraqitur emrat se kush do të përfaqësoj këtë grup punues, raporton arbresh.info.
Ai tha se Ky grup deri ne fund të tetorit do të përgatis raportin final në sistemin e drejtësisë
“Ky raport do të përdorët si bazë dhe do të procedoj tutje për vettingut”.
Selimi tha se grupi punues do të përbëhet nga këta përfaqësues.
“Një përfaqësues nga Këshilli Gjyqësor, AKK, Policia e Kosovës, AKI, Oda e Avokatëve, përfaqësues nga grupi i ekspertëve, përfaqësues nga ambasada e Amerikës, Italisë, Britanisë, Gjermanisë, OSBE, BE dhe të shoqërisë civile. Të gjithë këta përfshihen në sistemin e llogaridhënies, ku përfshihet procesi i Vettingut “, tha Selimi.
Ministri Selimi njoftoi për disa ndryshime në renditje të grupit punues.
Kujtojmë se grupi punues i emëruar nga ish ministrja e drejtësisë, Albulena Haxhiu ka dhënë dorëheqje për shkak që sipas tyre ka devijuar qëllimi i këtij procesi dhe ka ndërhyrje të politikës./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/761059388016533/
Përditësimi i fundit, në këtë pikë kufitare pritjet po zgjas...
Statuja e Adem Jasharit vendoset në oborrin e një shkolle në...
Përditësohen vlerat e skuadrave të Superligës në Transfermar...
Zbardhen dokumente të tjera, Trumpi udhëtoi të paktën 8 herë...
KQZ: Në natën e ndërrimit të moteve nuk do të ketë numërim v...
Shemi i ‘Ilirëve’ varroset nesër në varrezat në Arbëri në Pr...