Kryesuesi i Bordit Këshilldhënës për luftimin e Covid-19 Lul Raka, tha se dhënia e mesazheve se nuk ekziston virusi nga njerëzit me ndikim shkakton dëme të pariparueshme.
Raka pyeti se a duhet të na vdesin fëmijet tanë për ta besuar se virusi ekziston.
“Ka pasur edhe prej njerëzve të tjerë që e kanë mohuar ekzistimin e virusit. Dhënia e këtyre mesazheve nga njerëzit me ndikim publik shkaktojnë dëme të paripaueshme. A duhet të na vdesin fëmijët tanë për ta besuar se ekziston virusi? A duhet me pa në Klinikën Infektive njerëzit duke vdekur, për ta besuar që ekziston virusi?”.
Mikrobiologu i njohur foli edhe për numrin e testimeve për Covid-19.
Ai tha se testimi i personave simptomatikë mund ta rrisin numrin e rasteve pozitive.
“Kanë qenë të limituara. Shqipëria bën më së paku teste në Evropë. Shtetet e tjera bëjnë teste më shumë Serbia dhe Maqedonia. Rritja e numrave ka të bëj edhe qasjen dhe mënyrën e testimeve”.
“Sepse janë testuar personat simptomatikë. Pra kur testohen personat simptomatik edhe numri i rasteve pozitive del më i madh. Edhe me lirimin e masave më 3 qershor kemi menduar se do të ju kthehemi gjendjes normale por jo”.
Raka shtoi se në menaxhimin e situatës ka pasur gabime edhe në inspektim.
“Ka pasur gabime edhe në inspektim. Por, tani me masat e reja të qeverisë vërehet edhe një respektim më i madh i bartjes së maskave. P.sh në Kaçanik jo, për çdo mbrëmje i ke në korzë në Kaçanik pa maska”.
“Ata që i bartin maskat ndër mjekër më mirë të mos i bartin fare. Edhe ata që e mbulojnë vetëm gojën e kanë gabim sepse duhet të mbulohet edhe hunda. Kjo është për të mirën e vetës, sepse e ruan shëndetin edhe ekonominë”.
Sipas tij hapja e klubeve të natës mund të jetë një super burim i përhapjes së rasteve.
“Sa i përket klubeve të natës, nuk e shoh të arsyeshme të hapen me këto shifra. Sepse klubet e natës janë burim super shpërndarës. Kjo vlen edhe për gastronominë”.
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit
Burri raporton në polici se gruaja e tij është larguar nga s...
Të fjeturit më pak se gjashtë orë gjumë, rrit rrezikun e dem...