Jurgen Klopp këmbëngul se Liverpooli nuk do të shpenzojë para në tregun e lojtarëve thjesht sepse rivalët e tij në Premierligë po e bëjnë këtë, duke këmbëngulur se është i lumtur me skuadrën e tanishme në Anfield.
Të kuqtë nuk pritet të bëjnë ndonjë blerje të madhe në këtë afat kalimtar të verës, me ndikimin e madh financiar të pandemisë koronavirus që është duke u bërë seç herë e më i qartë.
Klubi i sapo shpallur kampion i Anglisë ende është i interesuar për disa lojtarë – në veçanti për yllin e Bayern Munich Thiago Alcantara – por u tërhoq nga gara për Timo Wernerin në fillim të këtij viti, i cili nga RB Leipzig kaloi në Chelsea në fund.
Chelsea do të shpenzojë edhe më shumë, sepse është në bisedime për Kai Harvertz dhe Ben Chilwell, pasi tashmë e ka blerë edhe Hakim Ziyech nga Ajax.
Manchester City pritet të shpenzojë po ashtu, sepse dëshiron ta përforcojë mbrojtjen me Nathan Ake nga Bournemouth dhe Ferran Torres nga Valencia.
Por Klopp thotë se Liverpooli nuk do të garojë me rivalët e vet edhe në treg.
“Jam i lumtur me skuadrën që e kam, 100%. Kam qenë edhe vitin e kaluar kur të gjithë na kërkonin ta blinin atë apo këtë lojtar. Nuk e bëmë sepse i kishim arsyet tona. Jo pse nuk donim”, tha Klopp.
“Ne nuk mund të blejmë vetëm sepse klubet e tjera po blejnë, ne nuk mund të blejmë sepse të tjerët duan që ne të blejmë. Ne blejmë nëse kemi para, nëse kemi nevojë e kështu”, shtoi ai.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit