Reperi i njohur, Kanye West ka mbajtur një fjalim në South Carolina.
Në një postim në rrjetin social Twitter, reperi ka treguar se pas rrëfimit që bëri për vajzëne tij, gruaja e tij Kim Kardashian e kishte kontaktuar një mjek për të kontrolluar gjendjen e tij, shkruan Independent, shkruan portali arbresh.info
Kanye gjatë fjalimit të tij në tubimin e mbajtur në South Carolina, kishte treguar se nuk kishte zgjedhur abortin e vajzës, pasi Zoti i kishte dërguar sinjale.
E si duket West është penduar për këtë tweet pasi e ka fshirë nga rrjeti social.

“Kim tentoi të më dërgonte në Wyomind, që të kontrollohesha nga një mjek, pasi qava gjatë rrëfimit për vajzën time”, kishte shkruar ai.
Në të njëjtin tweet, West kritikoi gruan e tij për zgjedhjet e kaluara në karrierë, duke përfshirë paraqitjet në revistën Playboy, si dhe duke shprehur mbështetjen e tij për Bill Cosby.
Kohët e fundit ai ndau listën e këngëve për albumin e tij të ri, DONDA, për të cilin tha se do të publikohet këtë javë.
The Independent ka kontaktuar menaxherin e West por ai ka qenë i paqasshëm. /arbresh.info/
Dukagjini e fiton Kupën e Kosovës – Berisha me supergol nga ...
Ferizaj lë fushën para fundit, protesta të lojtarëve ndaj gj...
LVV të dielën paraqet zotimet qeverisëse
Cristiano Ronaldo me dygolësh, Al Nassr më në fund e fiton t...
Ç’është Tregu i Përbashkët Evropian dhe a mund t’i bashkohet...
Qeveria nesër mban mbledhje