Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, i është kundërpërgjigjur në Twitter nënkryetarit të PDK-së, Enver Hoxhajt.
“Më vjen keq, por kjo është pjesë e punës sime. Mund të mos e kuptosh, por si Raportuese duhet të informoj veten se si zbatohet në Kosovë parimi i sundimit të ligjit. Njëjtë siç ka bërë Raportuesi i mëhershëm, ashtu kam bërë edhe unë. Duhet të dish se si funksionojnë strukturat e SC & SPO. Asnjëri nga ne kurrë nuk do të interferojmë në asnjë proces. Pse duhet të bëjmë? Për ne është e pastër si kristali. Si mund të mendosh për këtë? Ndoshta kjo është e zakonshme në shtetin tënd. Por, unë të siguroj se nuk është e zakonshme në demokracitë funksionale”, ka shkruar Von Cramon.
Hoxhaj kishte reaguar ndaj von Cramonit, pasi ajo shkoi në Hagë një ditë pas përfundimit të intervistimit të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe takoi disa udhëheqës të Gjykatës Speciale. Ka reaguar ndaj kësaj vizite edhe KMDLNJ.
Të rinjtë shqiptarë më larg alkoolit, por më pranë kokainës
Kurti godet Osmanin: Vullneti i popullit nuk anulohet me dek...
Prishtina feston Ditën Botërore të Librit për Fëmijë me akti...
Irani: Ngushtica e Hormuzit e hapur vetëm për anijet që nuk ...
I akuzuari për vrasjen në Hajvali: Vrasjen e kreu vëllai im ...
Kuvendi ratifikon amendamentin për programin IPA