Ambasada e Britanisë së Madhe ka demantuar raportimin e sotëm të medieve në të cilin thuhej se misionet të huaja në Kosovë, përfshirë edhe atë të britanik, kanë bllokuar komunikimin me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, pas zhvillimeve të fundit të nxitura nga Prokuroria Speciale e Hagës.
“Ambasada Britanike vazhdon që të ketë komunikim me të gjithë liderët politik e institucional në Kosovë. Kjo është diçka normale dhe esenciale për punën diplomatike të Ambasadës”, thuhet në reagim.
Në reagim thuhet se Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë nuk ka bllokuar komunikimin me asnjë prej liderëve politik e institucional të vendit.
“Si një partner dhe shtet mik i Kosovës, Britania e Madhe mbetet në kontakt me të gjithë institucionet e shtetit të Kosovës, me të gjithë partitë parlamentare, bashkë qeverinë dhe opozitën. Ambasada nuk ka “bllokuar komunikimin me asnjë lider politik apo institucional. Kushdo që thotë që diçka e tillë është bërë ka gabuar”, thuhet në reagim.
Përveç ambasadës së Britanisë së Madhe, në raportim të Kohës Ditore thuhej se Thaçit ia ka “bllok” edhe ambasada e Francës.
The British Embassy continues to engage with the full range of political and institutional leaders in Kosovo. This is a normal and essential element of the diplomatic work of the Embassy. As a key partner and friend of Kosovo,
— UK in Kosovo ?? (@UKinKosovo) July 21, 2020
Përleshje me thika në Vragoli, tre persona përfundojnë në nd...
Vjen reagimi i parë nga një zyrtar rus, pas fitores së Peter...
Gjendet pa shenja jete një person në Graçanicë
Krejt çfarë dihet rreth bllokadës së paralajmëruar nga Trump...
Vetaksident në Dobrushë të Istogut, vdes një 32-vjeçar
Të shtëna me armë gjatë natës në rrugën Prishtinë-Ferizaj, c...