Do të rregullohen varrezat në qytetin e Podujevës.
E për këtë komuna ka planifikuar të shpenzoj afër 100 mijë euro, shkruan arbresh.info.
Kështu bëhet e ditur në njoftimin për kontratë të bërë publik në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik. Aty thuhet gjithashtu se për rregullimin e infrastrukturës së varrezave është planifikuar të shpenzohet vlera prej 94 274,00 euro.
Ndërsa kohëzgjatja e kontratës është 90 ditë.

Aty janë cekur edhe kushtet e pjesëmarrjes e ndër të tjera thuhet se ‘OE duhet të ofroj dëshmi se mund të angazhoj staf të mjaftueshëm për realizimin e këtij projekti, minimumi 10 punëtorë Stafi Profesional a) një menaxher i projektit të jetë inxhinier i diplomuar ose master i ndërtimtarisë – drejtimi konstruktiv, përvoja e punës 3 (tre) vite pas diplomimit, b) Një inxhinier i diplomuar ose bachelor i gjeodezisë, përvoja e punës 1 (një) vit pas diplomimit (i licencuar).
Lloji i kontratës është i hapur ndërsa ofrimi i çmimit më të ulët është një ndër kriteret për dhënie të kontratës.
Afati i fundit për pranim të tenderëve / aplikacioneve është data 10.08.2020. Po atë ditë do të bëhet edhe hapja e tyre në objektin e ri të Komunës./arbresh.info/
Vdes një 12-vjeçar pas sulmit të peshkaqenit në Sidney
Reuters shkruan për arrestimet masive për falsifikimet me vo...
Ambasada e Zvicrës deklarohet për ligjëratat rreth Speciales...
Mot i vranët e me pak diell
Protesta e PD-së para Kryeministrisë, policia me plan masash
Trump kërcënon sërish Iranin: Flota jonë është gati!