Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli ka komentuar vizitën e kryetarit të PD të Shqipërisë, Lulzim Basha.
Pacolli përmes një postimi në facebook ka shkruar se Kosovës po i gjenden pranë vëllezërit nga Shqipëria në këtë situatë të veçantë, shkruan arbresh.info.
Ai ka shtuar se nuk mund ta takoj teksa ka bërë thirrje për qëndrim së bashku.
“Vizita e Lulzim Bashës, kryetarit të PD të Shqipërisë,
Shumë mirë që vëllezërit nga Shqipëria, po i gjenden Kosovës në këtë situatë të veçantë, ku pandemia, dobësitë politike, etj po na krijojnë boll vështirësi.
Ndaj e pershëndes fuqishëm vizitën në Kosovë të zotëri Lulzim Bashës, kryetarit të Partisë Demokratike dhe mesazhet konstruktive te tij.
Me keqardhjen që nuk munda ta takoj në këtë rast.
Na duhet të jemi bashkë, të pandarë, duke shfrytëzuar diversitetin tonë politik si pasuri në një situatë kaq të vështirë si kjo!”, ka shkruar ai./arbresh.info/
Aksident i rëndë në autostradën Durrës-Tiranë – Përpla...
Asllani me fjalë të mëdha për trajneri Maran
Vdekja e dy të rinjve kosovarë në Shëngjin, Haradinaj: Bashk...
Trump: Do të doja ta takoja Ajatollahun iranian
KQZ miraton planin operacional për zgjedhjet e 7 qershorit
Kurti në Podujevë premton investime miliardëshe