Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve, Petrit Kllokoqi në një konferencë për medie ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës të ndihmoj këtë sektor.
Sipas tij gastronimët duhet të ndihmohen me subvencionim të pagave të punëtorëve, pagesën e qirasë dhe shtyrje të afatit të pagesës së kredive, shkuan arbresh.info.
“Ne jemi duke punuar me 10 deri 15% të qarkullimit ndërsa i kemi të pranishme të gjitha shpenzimet. Shpenzimet e qirasë, të punëtoreve, kredive e të tjera. Ne jemi në prag të falimentimit, ka shumë që i kanë mbyll bizneset prandaj po kërkojmë lehtësim financiar, po kërkojmë subvencionim të pagave, ndihmë në pagesë të qirave për 50%, kërkojmë shlyerje të kredive së paku për 3 muaj dhe ulje të TVSH-së”, ka thënë ai.
Kllokoqi ka shtuar se gastronomët janë duke funksionuar me 10 deri 15% e të gjithë qarkullimit derisa ka kërkuar që të gjobiten bizneset që nuk respektojnë masat e jo të pësojnë edhe të tjerat./arbresh.info/
Kuvendi thërret sonte seancë për zgjedhjen e presidentit, ka...
“Janë përdorur edhe mjetet e zërimit të palestrës për ...
Enrique para sfidës me Bayern: Asnjë skuadër nuk është më e ...
Lushaku-Sadriu reagon pas seancës: Asnjë qëndrim për propozi...
Musliu-Shoshi ia kujton Konjufcës gazin lotsjellës në Kuvend...
Qeveria mban mbledhje, mori tri vendime