Sundimtari 84 vjeçar i Arabisë Saudite, Mbreti Salman, është shtruar në spitalin e kryeqytetit të vendit të tij, Riyadh, pasi vuante nga një inflamacion, ka thënë agjencia shtetërore e lajmeve.
Mbreti, i cili e ka sunduar eksportuesin më të madh të naftës në botë dhe aleatin e madh të ShBA-ve që nga viti 2015, po i kryen aktualisht disa testime mjekësore, shtoi agjencia shtetërore e lajmeve SPA, pa dhënë detaje shtesë.
Pas lajmit, kryeministri irakian, Mustafa al-Kadhimi e shtypu një vizitë të planifikuar për në Arabinë Saudite tha ministri i Jashtëm, Princi Faisal bin Farhan Al Saud.
Mbreti Salman, përkujdesësi i vendeve të shenjta islamike, i ka kaluar më shumë se dy vjet e gjysmë si princ i kurorës saudite dhe si zëvendës-prijës nga qershori i vitit 2012, para se të bëhej mbret.
Sundimtari de fakto dhe i ardhshmi që pret ta marrë fronin është princi aktual i kurororës, Mohammed bin Salman.
Flick pas triumfit në Superkupën e Spanjës: Ne e merituam fi...
Osmani: Kam marrëdhëniet të shkëlqyeshme njerëzore me Kurtin
Vodhën para në një objekt fetar, arrestohen dy persona në Mi...
SHBA kryen sulme të reja hakmarrëse kundër IS në Siri
Ndëshkohen tetë shoferë në Ferizaj për manovra të rrezikshme...
Alonso zbulon arsyejen pse i largoi Valverden dhe Vinin nga ...