Federata Sindikale e Pavarur e Postës dhe Telekomit të Kosovës sot ka kërkuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës të vërtetoj sipas tyre se kontrata e Telekomit me Z-Mobile është ligjërisht e pavlefshme.
Më njoftimin e sindikatës thuhet se pritet të gjykata të vendos masë të përkohshme për të parandaluar dëmet deri në shqyrtimin e lëndës.
“FSP-PTK sot kërkoi nga Gjykata themelore e Prishtinës të vërtetojë se kontrata e Telekomit me Z-Mobile është ligjërisht e pavlefshme. Gjykata pritet gjithashtu të vendosë masë të përkohshme të sigurisë për të parandaluar dëmet deri në shqyrtimin e lëndës.
FSP-PTK do të përfaqësohet në procedurë pro bono nga juristët Getoar Mjeku dhe Blerim Sallahu”, thuhet në njoftim.
Më poshtë mund të gjeni të plotë prononcimin e kryetarit të sindikatës, Lamih Balaj dhe përfaqësuesve./arbresh.info/
Gjendet i pajetë në lumë 60-vjeçari në Shqipëri
E rëndë në Ferizaj: Foshnja lind në tualet të Emergjencës, v...
Helmohen 40 studentë të Akademisë së Sigurisë në Tiranë, dys...
Në Gjermani shpërthen ndaj gjyqtarit portugez: Është skandal
Zgjedhjet: Sot afati i fundit për deklarimin e koalicioneve
28 vjet nga rënia e Heroit të Kosovës Bahri Fazliu