Trajneri i Atletico Madrid-it, Diego Simeone nuk është befasuar nga spekulimet se portieri Jan Oblak, kërkohet nga Chelsea, por shpreson që ky i fundit të qëndrojë në “Wanda Metripolitano”.
Oblak ka fituar çmimin e portierit më të mirë në La Liga në katër sezonet e kaluar dhe ka pësuar vetëm 26 gola në 36 ndeshje këtë sezon, duke i ndihmuar Atletico-s të jetë në top katër, transmeton portali arbresh.info.
Chelsea thuhet se ka interesim tejet të madh për 27-vjeçarin dhe këto raportime nuk e kanë befasuar Simeone-n.
Tekniku argjentinas e sheh logjike që e duan Oblak, por shpreson që sllovaku të qëndrojë me “Los Rijoblancos”.

“Nuk me befason, çdo vit lojtarët tonë më të rëndësishëm kërkohen nga më të mirët. Është normale të kërkosh më të mirin dhe kemi shumë. Disa janë larguar dhe të tjerët kanë qëndruar”.
“Është logjike dhe normale që të gjithë e duan Oblak. Është kapiteni jonë dhe lojtar i rëndësishëm, Shpresoj që të vazhdojmë të mbështetemi te ai, i cili është i rëndësishëm për Atletico-n”, deklaroi ai.
Chelsea është i gatshëm të ofrojë shërbimet e portierit Kepa Arrizabalaga plus 30 milionë euro për ta sjellë Oblak në “Stamford Bridge”./arbresh.info.
Harry Bajraktari: Nuk kam ambicie për t’u bërë preside...
Universiteti `Ukshin Hoti` në Prizren merr akreditim institu...
Muriqi mbetet pa trajner, Mallorca shkarkon Arrasten
Ukrainës i duhen 588 miliardë dollarë për t’u rindërtuar nga...
Shqipëria merr pjesë me 180 shkolla në testimin ndërkombëtar...
Zyrtare: Orges Shehi rikthehet në krye të trajnerit