Ka ndërruar jetë këtë të mërkurë prej koronavirusit një 21 vjeçare.
Vajza ishte shtruar në spitalin infektiv të Tiranës dhe ishte e intubuar për shkak të gjendjes së rëndë.
Deri më sot në Shqipëri, asnjëherë nuk ishte regjistruar një vdekje prej Covid në një moshë kaq të re sa ajo e pacientes 21 vjeçare. Mësohet se e reja ishte shtruar ditën e djeshme në spitalin infektiv për shkak të temperaturës së lartë.
“Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë një vajzë e re 21 vjeçare, e cila ndodhej në terapi intensive e intubuar, si pasojë e simptomave të rënda të Covid19. Gjendja e saj u rendua në mënyrë të menjëherëshme si pasojë e tromboembolisë fulminante dhe pavarësisht përpjekjeve maksimale të stafit mjekësor, e reja që vuante nga sindromi metabolik, nuk ka arritur të mbijetojë.”=njoftoi Ministria e Shendetesise.
Julian Alvarez bëhet golashënuesi i pestë argjentinas më i m...
Gruaja e Agim Ramadanit përshëndetet me Haxhiun gjatë homazh...
Beteja e Koshares, Haxhiu: Ndër betejat më të lavdishme të h...
Krerët politikë bëjnë homazhe në Koshare
Seanca e OKB-së për Kosovën, Konjufca përfaqëson vendin në N...
Abdixhiku: Në Koshare, historia nuk është shkruar, është çar...