Ndonëse është hapi më i rëndësishëm që ka shënuar Kosova në rrugën e saj drejtë integrimeve në Bashkimin Evropian, nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizimit Asocimit po shihet si një marrëveshje që do të masë impulsin e bizneseve dhe tregut të Kosovës për t’u përballur me tregun e lirë e të gjerë të BE-së.
Se a do të ia dal Kosova të tregojë që vërtet është e gatshme pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje të përballet me kriteret dhe kushtet e përcaktuara tashmë për të gjitha vendet që aspirojnë të jenë pjesë e BE-s , njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare janë skeptik.
Për profesorin e të Drejtës Ndërkombëtare Afrim Hoti, nënshkrimi i MSA dëshmon se Kosova përkundër vështirësive dhe çalimeve ka arritur që të shënojë hapa të rëndësishëm në rrugën drejtë integrimeve në Bashkimin Evropian.
“Sa do që do të mund të ishim pesimist, marrëveshjaose nënshkrimi i Marrëveshjes Stabilizim Asocim padyshim që është një ndër hapat më të rëndësishëm, më kryesor që vendi ynë, Kosova merr në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian. Kj o normalisht që është e rëndësishme për të gjitha shtetet që aspirojnë të jenë pjesë e BE-së por në veçanti për Kosovën, sepse Kosova përkundër përpjekjeve të veta është ballafaquar me një sërë pengesash në rrugën e vet dhe si duket kjo listë e pengesave po merr fund tanimë, me faktin e nënshkrimit të kësaj marrëveshje që përfundimisht Kosovën e avancon në një stad më të lart dhe po ashtu i jep një perspektiv evropiane çfarë po dëshirojmë ta kemi”, tha Hoti.
Hoti vlerësoi po ashtu se nënshkrimi i MSA është një dëshmi e qartë se vendi ka plotësuar disa kritere që janë të domosdoshme për t’u përafruar me BE-në, ndonëse rruga për integrimin e Kosovës në BE veçse ka filluar.
“Marrëveshja Stabilizim Asocim është një shenj apo një veti dalluese, nj? ? pasqyrë më e qartë se vendi po plotëson disa kritere që janë obligative që janë të domosdoshme për të qenë në të ardhmen e afërt normalisht pjesë e Bashkimit Evropian. Ky nuk është fundi i stories, kjo është vetëm fillimi, sepse fundja e fundit me marrëveshjes Stabilizim Asocim krijohen kushtet për një qeverisje më të mirë të vendit në radhë të parë, krijohen kushte për një qeverisje më të mirë të vendin në radhë të parë, krijohen kushte për sundim të ligjit në radhë të dytë, krijohen kushte për të futur konkurrencën sidomos për produkte dhe për natyrën e zhvillimit ekonomik të vendit që deri më tani është krejtësisht e panjohur dhe më e mira është që vendit t’i jepej mundësia ose kapaciteti kontraktual që deri më tani ka munguar”, theksoi Hoti.
Ndërsa, Emrush Ujkani njohës i marrëdhënieve ndërkombëtare për KosovaPress tha se kjo marrëveshje duhet të vlerëso het nga dy aspekte, e që janë ai politik dhe ndikimi në ekonominë e sistemin e drejtësisë në vend.
“Mendoj që janë dy gjëra që duhet të nënvizohen në këtë moment, e para është që Kosova përfundimisht krijon marrëdhënie bilateraleme bashkimin Evropian gjë që i ka munguar që nga fillimii proceseve integruese në Kosovës qysh nga viti 2003, dhe e dyta natyrisht që përveç këtij efektit politikqë përfundimisht që do të kemi marrëdhënie bilaterale, kontraktuale me BE-në neve kjo marrëveshje pritet të ketë impaktin e vet në shumë aspektetë tjera që ju referoheni si zhvillimi ekonomik ose tendenca për të përforcuar atë që është ekonomia e tregut të lirë, natyrisht duke përfshirë edheaspektet e sundimit të ligjit dhe shumë aspekte që janë pjesë e agjendës evropiane”, ka thënë ai.
Përveç këtyre përfitimeve, Ujkani vlerëson se ekonomia e Kosovës ende nuk është e gatshme për të qenë konkurrente në tregun evropian.
E njohësi i rrethanave ekonomike, Ibrahim Rexhepi për KosovaPress ka deklaruar se bizneset kosovare duhet të përgatiten mirë si në aspektin e ofrimit të shërbimeve, në aspektin e cilësisë dhe çmimeve që ofrojnë, pasi që tregu i BE-së është një treg i gjerë dhe bizneset duhet të jenë të gatshme të përballojnë konkurrencën.
“Krijohet mundësia që bizneset kosovare të kenë qasje në tregun evropian mirëpo qasja e tyre sa mundtë jenë të gatshme dhe të përgatitura si në aspektin cilësor, si në aspektin e çmimeve si në aspektin e përmbushjes së standardeve që kërkon tregu i Bashkimit Evropian në mënyrë që ato të jenë konkurrente në treg. Unë për këtë dyshoj se kanë gatishmëri, mirëpo e mira është se tregu është hapur dhe ata le të përgatiten dhe hap pas hapi le të bëhen të gatshëm për konkurrencë , ka thënë ai.
Sipas Rexhepit, nëse bizneset nuk përgatiten dhe nuk ndërmarrin masat e nevojshme për të qenë konkurrentë në tregun e lirë të BE-së, atëherë është i kot edhe nënshkrimi i kësaj marrëveshje.
Ndryshe, sot gjatë ditës kryeministri Isa Mustafa dhe ministri i Integrimeve Evropiane kanë nënshkruar në Strasburg, MSA-së bashkë me përfaqësuesen e Lartë të BE-së, FedericaMogherini si dhe Komisionerin për Zgjerim, Johannes Hahn.
Përshkallëzimi i protestave në Iran, një shtetas kanadez i v...
Krerët e shtetit bashkë me William Walker vizitojnë Hazbi Ka...
Vjedhen laptop, Ipad e mjete pune në institucione arsimore –...
Hoti: Nëse lidershipi i LDK-së nuk merr përgjegjësinë që i t...
Gjilan: Arrestohet zyrtari i bibliotekës, mori rroga mbi 19 ...
Ambasada amerikane përkujton viktimat e masakrës së Reçakut