Chelsea e ka bërë portierin e Atletico Madrid-it, Jan Oblak objektiv kryesor për merkaton verore.
Trajneri i “Bluve”, Frank Lampard nuk është i lumtur me përformancat e Kepa Arrizabalaga, andaj tekniku anglez është duke shikuar pasuesin e këtij të fundit, transmeton portali arbresh.info.
Oblak i përmbush kriteret sipas Lampard, derisa ka klauzolë të lirimit prej 120 milionë euro në kontratën, e cila i skadon në vitin 2023.
Chelsea është duke provuar të ofrojë portierin Kepa plus para për të fituar shërbimet e Oblak.

Atletico Madrid nga ana tjetër nuk dëshiron ta humbasë Oblak, i cili është ndër pjesëtarët më rolin më të rëndësishëm në skuadër.
Mbetet të shihet nëse kjo ofertë tunduese do e bind “Los Rijoblancos” për shitjen e sllovakut./arbresh.info.
Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Haxhiu përfa...
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot