Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar Masakrën e Srebrenicës.
Ai ka thënë se kujtojmë me respekt jetët e humbura të fëmijëve, grave, të moshuarve e njerëzve të pambrojtur.
Haradinaj ka shtuar se plagët e asaj kohe janë akoma të hapura dhe se krimi ka mbetur akoma i pandëshkuar.
Duke shtuar se e njëjta ndodhi me popullin e Kosovës, Haradinaj thekson se ne bashkëndjejmë me popullin boshnjak dhe se i kuptojmë më së miri vuajtjet dhe përjetimet e tyre.
Ky është shkrimi i plotë nga Haradinaj:
Njëzetepesë vite kaluan nga Masakra e Srebrenicës.
Regjimi i Millosheviqit, një regjim mizor që realizoi projektet shoviniste me dhunë e gjenocid, la njolla të pashlyera në ndërgjegjien njerëzore.
Kujtojmë me respekt jetët e humbura të fëmijëve, grave, të moshuarve, njerëzve të pambrojtur e pa asnjë faj.Plagët janë të hapura.
Krimi edhe më tutje ka mbetur i pandëshkuar dhe i pa cilësuar ligjërisht.
E njëjta ndodhi edhe me popullin e Kosovës. Prandaj, duke bashkëndjerë me popullin boshnjak, i sigurojmë ata, se ne i kuptojmë më së miri vuajtjet dhe përjetimet e tyre.
Osmani i gëzohet dërgimit të FSK-së në Gaza
Tragjedia në Malishevë, nënkryetari Krasniqi: Askush nuk ka ...
Reagimi i Vuçiqit dhe paralajmërimi për armatosje, kryediplo...
Trump: Bllokada e porteve iraniane mbetet në fuqi
Caicedo vazhdon me Chelsea deri në vitin 2033
Vdes zyrtari i Shërbimit Korrektues të Kosovës pasi u rrokul...