Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në një takim përfaqësues të komunitetit boshnjak në 25 vjetorin e Masakrës së Srebrenicës, të kryer nga regjimi serb.
Ajo ka thënë se te dy popujt bashkëndjejnë shkaku i një pjese të përbashkët të historisë, transmeton arbresh.info
“Kërkesa për drejtësi për Srebrenicën është e obligim i joni i shtet fqinj me Bosnje e Hercegovinën. Gjenocidi në Srebrenicë nuk është dhimbje vetëm për boshnjakët, por edhe për të gjithë njerëzit që mendojnë racionalisht”, është shprehur kryetarja e Kuvendit.
Sipas saj, i gjithë rajoni nuk mund të ecë përpara nëse nuk ka drejtësi për viktimat.
Ndërkaq përfaqësuesi i komunitetit boshnjak, deputeti Rasim Demiri ka vlerësuar mbështetjen e kryetares Osmani ndaj këtij komuniteti.
Të dy palët u dakorduan që përkundër situatës jo të favorshme politike, miqësia ndërmjet të dy shteteve duhet të kultivohet./arbresh.info/

Kurti: Autostrada Duhël – Shtime – Banullë është prioritet n...
Trump: SHBA do të largojë uraniumin e pasuruar të nivelit të...
E hoqi nga ndjekësit, Olta me lëvdata të mëdha për Leonorën:...
Costa: Normalizimi me Kosovën, kusht për Serbinë në BE
FIFA ndalon shishet e ujit në Kupën e Botës, tifozët dhe eks...
Vrasja e policit, ministri Lamallari: Kam kërkuar nisjen e p...