Valon Berisha i ka dhënë fund eksperiencës në Lazio për t’iu bashkuar Reimsit. Futbollistin kosovar e ka mirëpritur shoku i tij i skuadrës tek Përfaqësuesja e Kosovës, Arbër Zeneli. E Berisha është i bindur në sukses bashkë me shokun e tij
Arbër Zeneli e ka mirëpritur transferimin e Valon Berishës tek Reimsi.
Mesfushori kosovar e la përfundimisht Lazion për t’iu bashkuar klubit francez, me të cilin nënshkroi kontratë katërvjeçare.
Dhe, 27 vjeçarin e ka mirëpritur në klubin e rij, Stade de Reims bashkëkombësi i tij dhe bashkëlojtari tek Përfaqësuesja e Kosovës, Arbër Zeneli.
“Shkojmë përpara shqipe”, ka shkruar Zeneli në rrjetet sociale, duke iu referuar Berishës, i cili këtë sezon e kaloi në formë huazimi tek Fortuna Dusseldorfi në Gjermani.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i futbollistit të rritur në Norvegji.
“Bashkë, s’ka kush na nal”, ka shkruar Berisha.
Futbollisti kosovar është prezantuar mbrëmë edhe zyrtarisht tek Reimsi dhe është i gatshëm për sfidën e re, duke besuar fuqishëm në sukses.

SPAK godet grupin kriminal për trafik heroine në Shqipëri d...
Sot Renee feston ditëlindjen, ky është urimi emocionues i ma...
Grupi i parë i haxhilerëve nga Kosova arrin në Arabinë Saudi...
ShBA-ja thotë se Izraeli e Libani janë pajtuar për ta zgjatu...
Trajneri i West Ham: `VAR po krijon shumë dyshime në Premier...
Cikloni i fuqishëm godet vendin të shtunën: Shqipëria, Maqed...