Prokuroria Themelore Strugë ngriti procedurë kundër katër objekteve hotelerike të cilët u kanë shërbyer njerëzve në kundërshtim me masat dhe protokollet shëndetësore, përkatësisht kanë lejuar që në tavolinë të lilen më shumë persona të cilët nuk janë familje, kanë shërbyer në pjesën e brendshme dhe kanë punuar pas orës 22:00.
Prokuroria kërkon dënim prej 3000 eurove për katër persona fizik dhe nga 5000 euro për katër persona juridik.
Edhe personat fizik edhe personat juridik akuzohen për “mosveprim sipas udhëzimeve shëndetësore gjatë kohës së epidemisë” që është e dënueshme me nenin 206 të Kodit Penal./Telegrafi/
Elon Musk akuzon drejtësinë franceze për motive politike pas...
Paralajmërimi i Anthropic për IA-në godet tregjet globale
I plagosuri nga incidenti në rrugën Gjilan–Kamenicë në gjend...
Endrick vazhdon shkëlqimin tek Lyoni
Stuhia Leo kërcënon Spanjën dhe Portugalinë
Parashikimi i motit për të enjten