Nesër zhvillohen ndeshjet e dyta finale të Play off-it, në Superligën A të Kosovës në volejboll.
Ndeshjet zhvillohen në të dy konkurrencat, meshkuj dhe femra.
Në konkurrencën e meshkujve ndeshja e dytë zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë me fillim nga ora 18:00.
Prishtina Volley si nikoqire do të mundohet ta barazoj rezultatin dhe eventualisht Kampioni të përcaktohet në ndeshjen e tretë në Ferizaj.
Ndërsa Ferizaj me fitoren e arritur në ndeshjen e parë, do të kërkoj fitoren e dytë në Prishtinë e cila i jep epitetin e Kampionit të Kosovës 2019/2020.
Pas vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë për masat e reja rreth pandemisë Covid-19, termini i ndeshjes në konkurrencën e femrave që ishte planifikuar në orën 20:00, është zhvendosur në ora 14:00.
Skenderaj në Palestrën “Minatori”, do të pretë M Technologie e cila ka avantazhin nga fitorja e ndeshjes së pare në Prishtinë.
Ekskluzivitetin për Superligën e meshkujve do ta ketë platforma e njohur sportive Artmotion, e cila do të sjellë për adhuruesit e këtij sporti, finalen e dytë në kanalet sportive Art Sport.
Radio Televizioni i Kosovës, ka ekskluzivitetin e ndeshjeve të femrave dhe ndeshjen e dytë finale do ta transmetoj në RTK1./arbresh.info.

21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik
Komandanti i KFOR’it mbledh përfaqësuesit diplomatikë të QUI...
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...