Krerët e qeverive portugeze dhe spanjolle u bënë thirrje sot partnerëve të tyre europianë që ta miratojnë në korrik planin e rimëkëmbjes së BE-së, i parashikuar për të kapërcyer krizën e shkaktuar nga pandemia e COVID-19.
“Nëse duam ta kapërcejmë shpejt këtë krizë, duhet ta arrijmë urgjentisht këtë marrëveshje”, tha kryeministri portugez, Antonio Costa, pas një interviste me homologun e tij spanjoll, Pedro Sanchez.
“Unë e di se do të jetë një negociim i vështirë, por ne duhet të arrijmë një marrëveshje në korrik, gjatë këshillit të 17 dhe 18 korrikut, në lidhje me planin e rimëkëmbjes dhe buxhetin shumëvjeçar”, këmbënguli Sanchez.
Këshilli i ardhshëm europian, samiti i parë ballë për ballë i 27 udhëheqësve të Bllokut pas bllokimit nga COVID-19, do të merret me miratimin njëzëri të planit të rimëkëmbjes prej 750 miliardë eurosh, i propozuar nga Komisioni Europian.
Ky propozim, i vlerësuar si inteligjent dhe i ekuilibruar si nga Costa, ashtu edhe nga Sanchez, mbështetet nga buxheti afatgjatë i BE-së (2021-2027), që arrin në 1,100 miliardë euro./ATSH/
Irani sekuestron dy anije mallrash në ngushticën e Hormuzit
Ferizaj – Llapi, formacionet zyrtare
Kërkohet paraburgim për gruan që dyshohet ia vodhi rreth 180...
Skandal në Itali: Dyshohet për rrjet prostitucioni – përmend...
Pezullohet fluturimi Prishtinë – Jeddah
Rama publikon pamjet: Lirohet një tjetër hapësirë pranë lumi...