E gjithë bota po pëson një rritje të rasteve të koronavirusit pas hapjes nga izolimi, një fenomen i pritshëm nga ekspertët, por mbase jo në këtë masë.
Lajmi i vetëm i mirë i ditës sa i përket koronavirusit është nga Italia, ku janë shënuar rastet më të ulëta deri tani. Janë regjistruar 7 viktima në 24 orë dhe rreth
Në Ballkan, situata nuk është shumë optimiste. Beogradi ka nisur që nga e premtja një fazë të dytë mbylljeje, duke shpallur gjendjen e jashtëzakonshme pas rritjes së rasteve, me Greqinë dhe Malin e Zi që reaguan menjëherë duke mbyllur kufijtë me vendin fqinj.
Një fazë të dytë mbylljeje ka vendosur edhe qeveria spanjolle, duke futur në karantinë më shumë se 70 mijë njerëz në komunitetin bregdetar në Galicia. Një tjetër izolim është bërë në Melburn, Australi, në nëntë blloqe publike banimi me rreth 3 mijë banorë.
Rritje masive të infeksioneve të reja ditore ka pasur edhe në Filipine, Rusi, Arabi Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Iran, Izrael e Palestinë.
Autoritetet në pothuajse të gjitha vendet kanë mbajtur takime kabineti qeveritar gjatë ditës së diel, për të shqyrtuar se si do të përballen me shpërthimet e reja të infeksioneve, gjithnjë e më në rritje.
Skocia ngre alarmin për përmbytje në mbarë vendin
Gruaja e Labinot Rexhës futet sonte në BBVK, sqaron lidhjen ...
PDK nis përgatitjet për zgjedhjet e brendshme partiake
Kuvendi i Shqipërisë nis punën më 19 janar, publikohet agjen...
Komisioni Evropian i bën thirrje Kosovës ta ratifikojë sa më...
Lim Hoti u jep sinjale banorëve se ka vdekur Shpat Kasapi, p...