Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu beson se sulmuesi Lionel Messi, do e përfundojë karrierën në “Camp Nou”.
Kishte spekulime që argjentinasi do largohet nga Barcelona derisa mund të transferohej te Juventus-i ose Manchester City, transmeton portali arbresh.info.
33-vjeçari nënshkroi kontratën në vitin 2017, derisa kontrata momentale i skadon në qershorin e vitit të ardhshëm.
Mirëpo, Bartomeu është i sigurt që gjashtë herë fituesi i Topit të Artë do e rinovojë kontratën.

“Messi ka thënë se do e përfundojë punën si futbollist te Barcelona. Nuk do iu shpjegojë detajet sepse jemi të fokusuar në garë dhe jemi në negociata me shumë lojtarë”.
“Por, Messi na ka shpjeguar se do qëndrojë dhe do kënaqemi duke e shikuar edhe për shumë kohë”, theksoi ai.
Messi është duke kaluar një sezon të mirë duke shënuar 27 gola dhe dhënë 24 asistime në të gjitha garat./arbresh.info.
Rama reagon për vrasjen e policit në Maliq: Nderim i përjets...
Vidhet një motoçikletë në Prishtinë, nisin hetimet
Dy shtetas serbë ndalohen në Jarinje, policia u sekuestron d...
Shpërthim në një fabrikë armësh në Rusi, humbin jetën dy pun...
Falsifikimi i parave në Prishtinë, rasti në hetime
Dy persona arratisen nga Qendra Edukuese Korrektuese në Lipj...