Lagje të shumta në Mitrovicë sot janë mbushur me billborde në përkrahje të ish-udhëheqësve të UÇK-së, Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.
Në rrugët “Mbretëresha Teutë”, “Shemsi Ahmeti”, “Bedri Gjinaj” dhe tek liqeni artificial i Lumit Ibër janë parë fotografi të Thaçit e Veselit, me përshkrimin “Çlirimtar, Mitrovica është me ju!”.
Po ashtu, billborde të ngjashme, ndonëse si duket me vetëorganizim qytetar, jo me mesazhe të njëjta po shihen edhe në komuna tjera të Kosovës.
Ndaj Thaçit e Veselit është ngritur një aktakuzë e pakonfirmuar me pretendime për krime lufte.





The Athletic: Granit Xhaka transferimi më i goditur i sezoni...
11 të vrarë në një fshat në Liban – Izraeli intensifikon sul...
Kurti pret nesër në takim dy kongresistët amerikanë
Ebola rikthen frikën në Afrikë, mbi 200 viktima dhe 10 shtet...
Osmani: Deputetët e LVV-së që kanë shpifur ndaj meje do t’i ...
Lansohet Platforma Këshilluese e Grave për dialogun Kosovë–S...