Ish-eprori i UÇK-së Musa Gjakova ka thënë nga viti 2000 ish-ushtarët e UÇK-së janë kategoria më e atakuar padrejtësisht nga gjykatat e lloj-llojshme.
“Gjykimet filluan qysh nga Haga me komandantin e Zonës së Dukagjinit, Ramush Haradinajn duke vazhduar me Fatmir Limajn, Lahi Brahimajn etj. Të gjithë e dëshmuan pafajësinë e tyre dhe kjo i shërbeu edhe komunitetit ndërkombëtarë që ne në fakt ishim eprorë të UÇK-së që respektuam konventat ndërkombëtare”, tha ai në rtv dukagjini.
Ish-eprori i UÇK-së thotë janë të papranueshme veprimet e Gjykatës Speciale në mënyrën si u bënë duke shkelur procedurat me publikimin e emrave të Thaçit dhe Veselit.
Ai thotë se për ish-ushtarët asgjë nuk ka qenë befasi sa u përket aktakuzave.
Megjithatë Gjakova thotë se duke gjykuar Thaçin dhe Veselin po gjykohet edhe lufta e UÇK-së.
Kurti: Rënia e Pajazitit, Zejnullahut dhe Hoxhës i dha hov U...
KQZ-ja nuk e miraton shpalljen e rezultatit të zgjedhjeve pë...
Osmani përkujton Pajazitin, Zejnullahun dhe Hoxhën: Sakrific...
Arsenali ofron dy yje për të siguruar nënshkrimin me Julian ...
Fusnin veshje kontrabandë nga Kina dhe Turqia, në pranga 3 p...
Shembet një minierë në Kongon lindore, 200 persona humbasin ...