Qyteti në afërsi të Kosovës, Novi Pazari, vazhdon të jetë i goditur rëndë nga koronavirusi. Në 24 orët e fundit në këtë qytet të Serbisë të banuar kryesisht me boshnjakë, kanë vdekur edhe dy persona, ka njoftuar “b92.net”.
Janë pranuar edhe 13 pacientë dhe numri i të hospitalizuarve është rritur në 209. Në spitalin në Novi Pazar po vendosen edhe pacientët nga Sjenica dhe Tutini.
Në njësinë e respiratorëve janë dhjetë pacientë, prej tyre tre në respiratorë. Përgjegjësit në Novi Pazar megjithatë kanë vlerësuar se situata po stabilizohet.
“Larg jemi prej gjendjes së mirë, por kemi dalë nga periudha e errët kur njerëzit na kanë vdekur në afërsi të spitalit”, ka thënë Mirsad Gjerlek.
Përleshje për kontest pronësor në Vranidoll, dy të arrestuar
Vjedhje në një shtëpi në Ferizaj, hajnat marrin para dhe sto...
Gazetarë nga Kosova e Shqipëria letër BE-së dhe SHBA-së për ...
Miri i zhgënjyer me Rogertin: Të ishte Brikena në finale 100...
OVL-UÇK kujton dëshmorët e Komunës së Istogut
Raportohet për të paktën 3,375 iranianë të vrarë gjatë luftë...