Ushtrimi i aktivitetit fizik gjatë shtatzënisë ndikon pozitivisht në shëndetin e bebes. Nuk bëhet fjalë natyrisht për ushtrim të tepruar, por të moderuar, që ndikon në një nivel më të lartë të një përbërësi që gjendet në qumështin e gjirit. Ky përbërës, 3sl, redukton tek fëmijët për të gjithë jetën, rrezikun e problemeve shëndetësore si diabet, obezitet dhe sëmundje kardiake.
Studimi është publikuar në revistën shkencore Nature Metabolism dhe është realizuar nga Qendra Shëndetësore Wexner, në bashkëpunim me Universitetin Shtetëror të Ohios. Kërkuesit kanë mbajtur nën kontroll 150 gra shtatzëna dhe zbuluan se ato që kishin kryer lëvizje gjatë shtatzënisë, qoftë edhe një ecje ditore konstante, kishin nivele më të larta të këtij përbërësi në qumështin e gjirit.
Edhe më parë kjo gjë ishte vërtetuar me kaviet e laboratorit, ku ishte vërtetuar se benefitet e nënave gjatë periudhës së shtatzënisë u transferuar tek këlyshët dhe u vërtetua që kjo gjë u transmetua nëpërmjet qumështit dhe jo thjesht nga trashëgimia gjenetike. Rezultati është mjaft i rëndësishëm, pasi ekspertët po punojnë për ta veçuar këtë përbërës, në mënyrë që të përdoret edhe në qumështin e gatshëm për bebet.
Haradinaj njofton aderimin e veteranit të UÇK-së në AAK
Kusari-Lila dhe Keller-Sutter flasin për thellimin e bashkëp...
Operacion i suksesshëm në Spitalin e Mitrovicës, hiqet tumor...
Alaba do të largohet në heshtje nga Reali, pas një periudhe ...
Shpërthimi i Hantavirusit, aeroplani mjekësor udhëton për në...
Një muaj paraburgim të dyshuarit për vrasjen e Rexhë Brahima...