Pecetat e lagura janë të thjeshta për t’u përdorur dhe nuk zënë shumë vend. Ato gjithashtu mund të heqin make up-in, por nuk do të ishin sugjerimi i parë i dermatologëve.
“Nëse krahasoni përbërësit e larësve të fytyrës dhe pecetave të lagura janë të ngjashëm, për të mos thënë të njëjtë. Megjithatë ndryshimi qëndron në mënyrën sesi përdoren këto dy produkte.
Me larësit e fytyrës zbërtheni papastërtitë dhe mbetjet e make up-it dhe më pas lani fytyrën me ujë të rrjedhshëm. Ndërsa me peceta ndonjëherë mbetjet mbesin në lëkurën pasi fshihen apo thjesht mblidhen diku.”-shpjegon dermatologia e certefikuar, Charlotte Birnbaum për Well and Good.
Zakonisht pecetat e lagura kanë edhe alkool, gjë që mund ta irritojë lëkurë dhe të shkaktojë dehidratim. Gjithashtu këto mbetje që pecetat e lagura lënë në lëkurë, mund të shkaktojnë edhe alergji.
“Në rastet kur njerëzit kanë skuqje të zonave të caktuara të fytyrës si pasojë e zmadhimit të kapilarëve të gjakut, do të rekomandoja një larës fytyre të thjeshtë. Kështu parandalon irritimin e lëkurës nga kimikatet.” – tha dermatologu i certefikuar Ronald Moy./expres/
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me H...
Konjufca kërkon mbështetjen e Irlandës për anëtarësimin e Ko...
Haxhiu në Mitrovicë: 104 persona ende të zhdukur, Serbia pen...
Mbappé ende në pikëpyetje për ndeshjen ndaj Barcelonës
Shqipe Selimi: Vendimi për katërshen e UÇK-së rrezikon të sh...
Përparim Rama shkarkon edhe një drejtor