Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka deklaruar se ka pacientë të moshës 30-45 vjeç, që po shfaqin simptoma të rënda nga Covid-19.
“Sëmundja ka prekur në masën më të madhe moshat mbi 67 vjeç, por me simptoma të rënda ka edhe raste të reja nga 30 deri në 45 vjeç”, tha Manastirliu në “Opinion”.
Duke folur për vatrat kryesore në vend, Ministrja e Shëndetësisë u shpreh se Shkodra është qyteti me incidencën më të lartë në raport me numrin e popullsisë.
“Ne jemi në 80 raste në Spitalin Infektiv, por duke patur parasysh skenarët jemi në 20% të kapaciteteve të zëna. Në maksimumin e shtrimeve kemi patur 80. Në terapi intensive në 10 ditëshin e fundit jemi në numra 10-12 raste. Nuk jemi në limite përsa i përket terapisë intensive dhe kemi kapacitete të terapisë intensive. Vatra kryesore, është Tirana, Shkodra dhe Durrësi. Përsa i përket incidencës Shkodra ka qenë me incidencën më të madhe në raport me popullatën”, u shpreh Manastirliu.
Sveçla pjesëmarrës në Forumin e Salzburgut për bashkëpunim r...
Fakulteti në Mitrovicë të Veriut në prag të skadimit të afat...
Netanyahu: Përmbysja e regjimit në Iran është në duart e pop...
Trump thotë se lufta me Iranin është afër përfundimit
Shkëlqeu me dy gola ndaj Osasunas – Vedat Muriqi, pjesë e fo...
Vuçiq kritikon forumin e Bordit të Paqes: Osmani po paraqite...