Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka pritur në takim Drejtorin e Agjencisë Kundër Korrupsionit, Shaip Havolli, me ç’rast ka biseduar për tema me interes të përbashkët institucional.
Ndër të tjera, zbatimi dhe plotësimi i legjislacionit në luftën kundër korrupsionit, me theks të veçantë̈ të Ligjit për Agjencinë̈ Kundër Korrupsionit (AKK), ai për deklarimin e pasurisë, si dhe koordinimi dhe harmonizimi i të dyja institucioneve në hartimin e Strategjisë̈ Kundër Korrupsionit 2021-2025, ishin në fokus të diskutimit në takimin e mbajtur ndërmjet Kryeprokurorit Lumezi dhe Drejtorit Havolli.
Kryeprokurori i Shtetit ka kërkuar nga Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit që të trajtohen me prioritet të gjitha rastet, të cilat i posedon kjo agjenci dhe që janë për t’u dërguar në prokurori, duke theksuar se fuqizimi dhe avancimi i luftës kundër korrupsionit është̈ qëllim dhe prioritet i lartë e i domosdoshëm institucional.
Në fund të takimit të dy bashkëbiseduesit kanë shprehur gatishmërinë e ndërsjellë për avancimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, me qëllim të fuqizimit të luftës kundër korrupsionit.
Sherr me grushte dhe sende të forta në Sarandë, përfundon në...
Ukraina kryen sulm masiv me dronë pranë vendlindjes së Putin...
Zyrtare: Gjiganti italian shkarkon trajnerin
Shtetasja e huaj kapet në aeroport me dokument të falsifikua...
KQZ shpërndau materialet zgjedhore për zgjedhjet e nesërme
Kurti: Këtyre zgjedhjeve nuk do t’u vë presje, por do t’ia q...