Përmes rrjetit social Twitter, Kyreparlamentarja e Kosovës Vjosa Osmani, kishte pranuar një mesazh në gjuhën angleze përmes së çiles u kërcënua
Ndërsa këtë kërcënim e kishte konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.
Nga ana tjetër, ky kërcenim ka ngjallur reagime edhe në Këshillin për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut.
KMDLNJ e dënon kërcënimin ndaj të pares së Kuvendit dhe kërkon që menjëherë të marrin masa.
“KMDLNj kërkon nga Policia e Kosovës përkatësisht nga njësia kundër krimeve kibernetike tē bëjë hetime të shpejta dhe profesionale në mënyrë që kërcënuesi /it të kapen dhe të sillen para organeve të drejtësisë. Kërcënimet që u bëhen bertësve më të larta të posteve në Kosovë në përgjithësi dhe në rastin konkret ndaj kryetares së Kuvendit , zonja Vjosa Osmani janë edhe sulme ndaj institucioneve të shtetit që i drejtojnë e që nuk duhet të tolerohen në asnjë mënyrë”.
Reagimi i plotë:
Sipas raportit të Policisë së Kosoves dhe burimeve brenda Kuvendit të Kosovës që i janë dhënë KMDLNj-së, kryetarja e Kuvendit të Kosoves, zonja Vjosa Osmani, është kërcënuar përmes rrjeteve sociale.
Nuk është hera e parë që udhëheqësit më të lartë të shtetit apo familjarët e tyre kërcënohen ndërkaq numri i atyre që kërcënojnë dhe trajtohen nga drejtësia është fare i vogël.
KMDLNj kērkon nga Policia e Kosovës përkatësisht nga njësia kundër krimeve kibernetike tē bëjë hetime të shpejta dhe profesionale në mënyrë që kërcënuesi /it të kapen dhe të sillen para organeve të drejtësisë.
Kërcënimet që u bëhen bertësve më të larta të posteve në Kosovë në përgjithësi dhe në rastin konkret ndaj kryetares së Kuvendit , zonja Vjosa Osmani janë edhe sulme ndaj institucioneve të shtetit që i drejtojnë e që nuk duhet të tolerohen në asnjë mënyrë.
KMDLNj e dënon kërcënimin ndaj kryetares së Kuvendit duke e mbështetur punën e saj në kuadër të mandatit kushtetues sikur që kërkon të mos paragjykohet motivi apo kërcënuesit e mundshëm, deri në përfundim të hetimeve.
Begaj në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut: Të lihen pas re...
Trump për Iranin: Ndonjëherë duhet përdorur forcë
Parashikimi i motit për sot
Ekstradohen nga Italia dhe Gjermania në Kosovë, një grua dhe...
Franca thirrje qytetarëve të shmangin udhëtimet në Izrael, K...
Rizvanolli kërkon rritje të masave të sigurisë, pas vdekjes ...