Finalja e Kupës së Danimarkës është ndërprerë për 15 minuta, sepse tifozët nuk respektuan rregullat e distancës sociale që janë në fuqi brenda stadiumit për të luftuar përhapjen e koronavirusit.
“Gjatë pjesës së parë, gjyqtari duhej të ndërpriste ndeshjen për 15 minuta sepse tifozët e AaB (Aalborg), që nuk donin të uleshin në vendet e tyre, por ishin duke shkelur rregullat e luftës kundër Covid”, ka njoftuar policia.
Pamjet e shfaqura më vonë, treguan se anëtarët e klubit Aalborg e patën problem të bindnin tifozët e tyre për t’u kthyer në vendet e tyre.
Në fund u vendos që ata të largoheshin nga stadiumi, dhe rreth 50 prej tyre, janë futur në autobus duke i rikthyer në shtëpi.
Ndeshja e ndërprerë filloi pas 14 minutave, dhe Sonderjyske fitoi 2:0./Lajmi.net/
Këtë moment kund ta shikoni duke klikuar KËTU.
Hasani: Osmani i ka “uzurpuar” kompetencat e Kuvendit të Kos...
Çeku uron 7 Marsin: Mësuesit kanë rol themelor në zhvillimin...
Izraeli sulmon me 80 avionë luftarakë Iranin, shënjestër uni...
Hamza uron 7 Marsin: Mirënjohje për të gjithë mësimdhënësit
Peleshi urim në Ditën e Mësuesit: Mirënjohje për ata që form...
Raportuesi i Kosovës në PE: Zhgënjyes dështimi për zgjedhjen...