Policia greke shkatërroi një organizatë të tregtimit të kanabisit në ishullin e famshëm grek Mykonos.
Sipas autoriteteve greke,në pranga kanë rëne 5 shtetas shqiptarë të moshave 25-45 vjeç,emrat e të cilëve për momentin nuk bëhen publik.
Policia thotë se kishte informacion për aktivitetin e organizatës,dhe mbasi i ndoqi për disa ditë,mundi ti vërë në pranga.
Në cilësinë e provës materiale,u sekuestruan 7.2 kg kanabis,3 peshore elektronike,3500 euro kash,nje pistoletë TT e prodhimit kinez,si dhe sasia prej 75 gramë kanabis i përpunuar.
Mësohet se anëtarët e organizatës e fshehnin lëndën narkotike në disa vrima të improvizuara jashtë banesave të tyre. Madje për gjetjen e drogës,u përdor qeni i drejtorisë së anti drogës së rojës bregdetare të ishullit.
Prej hetimeve rezultoi se të 5 shtetasit shqiptarë të arrestuar,jetonin në Greqi pa leje qëndrimi.
Agjentët thonë se organizata ka tregtuar gjatë vitit të fundit sasi të mëdha droge ne piacën e narkotikëve të Mikonos,atraksionit turistik më të rëndësishëm në detin egje.
Përfitimet e organizatës investoheshin në vendin tonë në prona dhe automjete luksoze.
5 të arrestuarit do të dërgohen në gjykatë për mase sigurie,të enjten në mesditë./TCH
Kurti për 2 milionë eurot për linjat ajrore: Nuk bëhet fjalë...
Shefi i Këshillit të Evropës bën thirrje për më shumë mbësht...
Foda: Objektivi më i madh mbetet kualifikimi në Euro 2028
Aksidentohen dy policë gjatë operacionit antidrogë në Korçë
Konjufca pas takimit me kongresistët amerikan: SHBA-ja, part...
Foda për prurjet e reja: Nëse vazhdojnë me paraqitje të mira...