Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti ka bërë të ditur se nuk do të lejojnë grumbullimin e mbi 100 personave në asnjë ambient.
Sipas tij kjo është masë për parandalimin e përhapjes së covid 19, shkruan arbresh.info.
“Do të ndalojmë grumbullimin e peronave dhe qytetarëve të hapësira të hapura dhe të mbyllura në më shumë se 100 persona, ceremonitë mortore të rregullohen vetëm me rrethin e ngushtë, të gjitha resurset shtetërore i kemi bënë në dispozicion”, ka shtuar ai.
Ndërsa i pyetur nëse nuk do të lejojnë as dasmat nga 1 korriku ashtu siç ishte parashikuar, Hoti ka thënë se ‘ plani ynë ka qenë që të lëvizim në atë drejtim por në gjendjen në të cilën jemi vështirë se mund të lëvizim”.
Ndryshe Qeveria e Republikës së Kosovës kishte paralajmëruar se dasmat, lokalet e natës, pishinat dhe grumbullimet e tjera të ngjashme do të lejohen nga 1 korriku./arbresh.info/
Jude Bellingham humb disa përballje të rëndësishme pas lëndi...
Arrestohet grupi pas sulmeve në aeroportin e Damaskut, armët...
Takim sekret në Pentagon, SHBA-të dhe Izraeli përballë Irani...
Bora dhe ngricat, Komuna e Prishtinës: Ekipet janë në terren...
Juventusi fiton me rezultat të thellë në udhëtim tek Parma
Atentat në Lezhë, i riu qëllohet me breshëri plumbash brenda...