Komuna e Skenderajt ka konfirmuar edhe për tri raste të reja me koronavirus.
Kryetari Bekim Jashari ka bërë të ditur se IKSHP ka njoftuar edhe për tri raste pozitive me COVID-19 në këtë komunë.
“Pas marrjes së informatës nga IKSHP, kemi ndërmarrë hapat e nevojshëm dhe tani rastet futen në vetë izolim. Kujdesi dhe mbajtja e higjienës personale vazhdon. Pa panik, mbani distancën dhe zbatoni masat parandaluese”, ka shkruar Jashari në Facebook.
Ndryshe, Skenderaj, qe nga 13 marsi kur u regjistruan rastet e para në Kosovë, e deri më tash, ka gjithsej 26 persona të prekur me COVID-19./zyrtare/
Përvjetori i lindjes së Skënderbeut: Ceremoni në Lezhë e Kru...
Xhensila Myrtezaj ndan pamje nga xhirimet e klipit të ri
Kina bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Iran në p...
Falsifikuan dokumentet për të marrë një pronë 26 vjet më par...
Vdes në moshën 87-vjeçare themeluesi i CNN-it
KRU “Prishtina” alarmon për 45 milionë euro borxhe: Çdo fatu...