Istogu është finalisti i parë i Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të vajzave.
Të shtunën në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, Istogu e mposhti Kastriotin e Ferizajt në gjysmëfinalen e parë me rezultat bindës, 44:28. Istogu është fitues në fuqi i Kupës, ndërsa të dielën do të tentojë të mbrojë këtë trofe. Istogu ka humbur nga Ferizaj garën për titull të kampionit, por ka synime për Kupë.
Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi me rezultat 19:11. Te Istogu është dalluar Adelina Berisha me 10 gola. Te Kastrioti më efikasja ishte Arlinda Dinarica me 12 gola.
Istogu – Kastrioti 44:28 (19:11)
Istogu: Shehdadi, Ujkiq 5, Berisha 10, Milatoviq 3, Hetemi 2, Rugova 4, Fejza 2, Venetski 2, Rexhaj 2, Halitaj 4, Ahmetxhekaj, Ferati 6, Shatri 4
Bisedimet në Downing Street, Starmer siguron Zelenskyn për m...
Vazhdon “saga” Salah-Liverpool, egjiptiani nuk f...
Aksion i Doganës, zbulohet barnatore me barna ilegale
OEK dorëzon kallëzimin penal ndaj ZRrE-së për dëmtim të bizn...
Konstituohet Këshilli Shtetëror për Licencimin e Mësimdhënës...
Guardiola: Foden është i jashtëzakonshëm