Shkollat fillore dhe të mesme me mësim në gjuhën shqipe në Preshevë, kanë vendosur që nesër të bojkotojnë orën e parë të mësimit në dy ndërrimet.
Kjo, pasi që arsimi në gjuhën amtare, nuk po respektohet ashtu siç është i garantuar me ligjet dhe kushtetutën në fuqi.
Ky vendim është marrë në mbledhjen e mbajtur mes Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe aktivit të drejtorëve të shkollave fillore dhe të mesme me mësim në gjuhën shqipe në Luginën e Preshevës.
Në një komunikatë për media të dalë nga kjo mbledhje thuhet se në shkollat me mësim në gjuhën shqipe ende nuk ka arritur donacioni prej 103,222 tekste mësimore nga Republika e Kosovës. Ato tekste sipas komunikatës kanë mbetur të bllokuara që nga 10.09.2015 në terminalin doganorë në Preshevë.
“Deri më tash Këshilli Kombëtar Shqiptar iu është drejtuar të gjitha institucioneve shtetërore të Republikës së Serbisë dhe përfaqësive ndërkombëtare, për zgjidhjen e kësaj çështje të ndjeshme dhe komplekse. Por nuk ka pas gatishmëri institucionale dhe vullnet politikë që në mënyrë serioze të zgjidhet mungesa e teksteve mësimore në gjuhën shqipe e aq më pak për lirimin e teksteve nga terminali doganor”, thuhet më tutje në komunikatë.
Revolucion te Real Madridi: Mourinho kërkon largimin e gjash...
Etja merr 49 jetë në shkretëtirën e Saharës
Zbulohet mall i padeklaruar në Vërmicë, vlera mbi 2 mijë eur...
Muja nënshkruan udhëzimin për subvencione 2026, rritet mbësh...
Foto familjare në Samitin BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, l...
Aksion antidrogë në Gjakovë, arrestohen katër persona – konf...